image Arrestohen babai dhe nëna për shkak se rrahin vajzën e tyre

Kosovë

Arrestohen babai dhe nëna për shkak se rrahin vajzën e tyre

news image

Një çift bashkëshortor janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë pasi kanë sulmuar fizikisht vajzën e tyre.

Pas intervistimit babai dhe nëna janë liruar në procedurë të rregullte.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër K/Rom ( bashkëshortë), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht vajzën e tyre. Të dyshuarit janë intervistuar  dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa  e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/