image Arrestohen 8 persona për kamionin me 39 kufoma

Botë

Botë/ Arrestohen 8 persona për kamionin me 39 kufoma

news image

Tetë persona janë arrestuar nga Policia e Vitenamit, në lidhje me rastin e gjetjes së 39 personave të vdekur në kamionin në Essex rreth dy javë më parë.

Autoritetet lokale nuk kanë zbuluar identitetin e të arrestuarve, por dyshojnë se janë pjesë e një rrethi përgjegjës për kontrabandimin e vietnamezëve në Britani.

Arrestimet vijnë pasi qeveria vietnameze dënoi trafikimin e qenieve njerëzore, duke përshkruar vdekjen e 39 shtetasve nga Vietnami si tragjedi e rëndë humanitare.

Bazuar nga ajo që do mësojmë nga të dyshuarit, do fillojmë në mënyrë aktive hetime për të luftuar dhe zhdukur këto rrjete trafikantësh që dërgojnë njerëz në mënyrë të paligjshme në Britani. E vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të merremi me pasojat e incidentit dhe të ndihmojmë anëtarët e familjeve të marrin trupat”-tha shefi i policisë së Vietnamit./Gazeta Sinjali/