image Arrestohen 4 të dyshuarit për grabitje në një shtëpi në Pejë

Siguri

Arrestohen 4 të dyshuarit për grabitje në një shtëpi në Pejë

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi për një grabitje nën kërcënimin e thikës që ndodhi të dielën në një shtëpi, në Pejë, nga katër persona, njëri prej të cilëve ishte identifikuar nga pronari.

Ai dhe tre të dyshuarit e tjerë u kapën dje nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ata dyshohen se mëngjesin e të dielës u futën me forcë në një shtëpi dhe nën kërcënimin e thikës dyshohen se grabitën një telefon Samsung dhe rreth 470 euro para të gatshme.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intenzive nga ana e hetuesve Rajonal  me datë 09.08. 2021, është arrit të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar meshkuj/kosovarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, janë ndaluar për 24 orë./Gazeta Sinjali/