Katër persona, prej tyre tre të mitur, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, për shkak se dyshohen se kanë kryer vjedhje të rëndë në Shkollën Fillore “Nënë Tereza”, në fshatin Budisalc të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.
Të arrestuarit dyshohen se gjatë ditës së djeshme kanë vjedhur pesë nxehëse elektrike në këtë shkollë.
“Të dyshuarit janë intervistuar, në prezencën e avokatit, prindërve dhe punëtorit social. Të njëjtit e kanë pranuar se e kanë kryer veprën, ndërsa sendet e vjedhura i janë kthyer përfaqësuesit të shkollës”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Sinjali/