Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të dyshuar për “Fajde”, në mesin e të cilëve janë edhe dy policë, raporton Gazeta Sinjali.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi që filloi në korrik të vitit 2020 nga kjo prokurori në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës.
Personat e arrestuar janë:
N.K., i cili dyshohet për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi”, “Dhënia e ryshfetit”.
I dyshuari I.F., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.
I dyshuari K.G., për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe A.K., për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.
“Të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera procedurale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Gjithashtu, prokurori i Shtetit pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesën për sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale./Gazeta Sinjali/