image Arrestohen 3 persona në Pejë, dyshohen për armëmbajtje pa leje

Siguri

Arrestohen 3 persona në Pejë, dyshohen për armëmbajtje pa leje

news image

Në rrugën “Eqrem Qabej” në Pejë, dje rreth orës 13:45, janë arrestuar 3 persona të dyshuar për “armëmbajtje pa leje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Policisë, të dyshuarit kanë postuar fotografi të armës së zjarrit.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar nga të dyshuarit 1 armë zjarri automatike, 1 karikator dhe 1 thikë.

Gazeta Sinjali mëson se të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar me urdhër të prokurorit.

/Gazeta Sinjali/