image Arrestohen 27 persona në Turqi, dyshohet se kishin lidhje me ISIS-in

Rajon

Arrestohen 27 persona në Turqi, dyshohet se kishin lidhje me ISIS-in

news image

Policia turke gjatë ditës së sotme ka arrestuar 27 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, pas dyshimeve se ato po planifikonin një sulm.

Sipas autoriteteve turke, këta persona janë porositur për të kryer sulm si hakmarrje për postimet në rrjetet sociale, në të cilat ofendohej profesti Muhamed.

Policia njoftoi se cak i operacionit kanë qenë 15 distrikte të ndryshme në Stamboll, shkruan “Reuters”.

ISIS-i i ka kryer disa sulme në pjesë të ndryshme të Turqisë, përfshirë sulmin në një klub nate më 1 janar 2017 në Stamboll, kur ishin vrarë 39 persona.

Në vitin 2016, nga një shpërthim në qendrën historike të Stambollit ishin vrarë 12 persona. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë grupi famëkeq./Gazeta Sinjali/