image Arrestohen 180 persona në Maqedoni të Veriut, nuk respektuan orën policore

Rajon

Arrestohen 180 persona në Maqedoni të Veriut, nuk respektuan orën policore

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, policia ka evidentuar 204 persona për shkelje të orës policore, ndërsa ka arrestuar 180 prej tyre.

511 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 70 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë është kryer kontrolli i rregullt ndaj personave që veçme gjenden në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar asnjë rast i shkeljes së kësaj mase.

Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se 318 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.

Përndryshe, dje u regjistruan 111 raste të reja nga COVID-19, ndërsa deri më tani numri i rasteve aktive është 1 mijë e 226./ Gazeta Sinjali/