Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikojë dhe arrestojë tre të dyshuarit për grabitjen që është bërë në pompën e derivateve “Petrol Company” në Vitomiricë të Pejës, më 12 shtator, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe Prokuroria Themelore e Pejës, ku njoftuan se të arrestuarit dyshohen për veprën penale “grabitje”.
Nga Prokuroria kanë njoftuar po ashtu se do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, të cilët nesër pritet të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Rastin e kishte denoncuar në polici, një punëtor i kësaj kompanie, ku gjatë orarit të tij të punës, të dyshuarit kishin hyrë të maskuar, ku nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin 600 euro.