image Arrestimi i dy personave në Prishtinë, dyshohet se u rrahën pas aksidentit

Siguri

Arrestimi i dy personave në Prishtinë, dyshohet se u rrahën pas aksidentit

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e dy personave përball shkollës “Ismail Qemali”, në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin se shkak i arrestimit të tyre ishte përfshirja në një rrahje.

“Informata është pranuar rreth orës 21:30, për një rrahje që ndodhur në rrugën ‘Enver Maloku’, në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërrmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor dy persona. Aktualisht po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, Sinjali mëson se zënka mes tyre filloi për shkak të një aksidenti të trafikut, në të cilin ishin të përfshirë të dyshuarit./Gazeta Sinjali/