image Prangosen dy persona në Prishtinë (FOTO)

Siguri

Prangosen dy persona në Prishtinë (FOTO)

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar para pak minutash dy persona përball shkollës “Ismail Qemali”, në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit fotografi nga vendi i ngjarjes.

Ai thotë se ka parë zyrtarët policorë duke ua vendosur prangat dy personave.

Për të kuptuar arsyen e arrestimit të tyre, Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në adresë të Policisë së Kosovës dhe është në pritje të përgjigjeve./Gazeta Sinjali/