Një grua është arrestuar dje në Gjakovë pasi që e njëjta kishte detyruar fëmijën e saj të kërkojë lëmosh, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në një parking të këtij qyteti.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila nga njësiti policor dhe zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale është hasur në një parking duke e detyruar fëmijën e saj, të kërkojë lëmoshë”, thuhet në raportin e Policisë. /GazetaSinjali/