image Arratiset një i burgosur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ishte dënuar për grabitje

Siguri

Arratiset një i burgosur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, ishte dënuar për grabitje

news image

Personat që vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale në Qendra Korrektuese në Kosovë, ka raste kur gjejnë mundësinë dhe arrijnë që të arratisen nga hapësirat e burgut. E këtë shpesh e bëjnë duke mos u kthyer nga lirimi për pushimin e rregullt, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundi një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë është arratisur nga burgu, duke mos u kthyer nga pushimi.

Sinjali mëson se ai ishte liruar për pushimin e rregullt dy ditor, por që më pas nuk është kthyer më në Qendrën Korrektuese.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 22-vjeçari E.H., po vuante dënimin me burg për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje’.

/GazetaSinjali/