image Arratisen dy të burgosur

Siguri

Arratisen dy të burgosur

news image

Dy të burgosur që ishin në vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekonicës kanë arritur që të ikin prej aty në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

“Raportohet se nga burgu i Smrekonicës janë arratisur dy të burgosur meshkuj K-Rom. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në raport.

Nuk dihet se çfarë veprash penale kanë kryer të dyshuarit që po vuanin dënimin.