image Aro Muric shpëton skuadrën me barazim, pas shumë pritjeve në derbin ndaj Besiktas

Futboll

Aro Muric shpëton skuadrën me barazim, pas shumë pritjeve në derbin ndaj Besiktas

news image

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka kompletuar 90 minuta tjerë në Superligën e Turqisë, shkruan Sinjali Sport.

Muric lujtari tërë ndeshjen në duelin mes skuadrës së tij, Adana Demirsporit dhe Beskitasit.

Derbi i xhiros së 25-të në elitën turke përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1-1.

Alex Teixeria e realizoi golin e epërsisë për mysafirët, kurse për vendasit e shënoi Samet Akaydin në kohën shtesë.

Me këtë barazim Adana mban pozitën e tretë në Superligën e Turqisë me 41 pikë, kurse skuadra nga Stambolli gjendet në vendin e tetë me 38 pikë të grumbulluara.

Muric në këtë përballje edhe një herë tregoi aftësitë e tij, duke gjashtë gjuajtje drejt tij, ku nuk lejoi të mposhtet më shumë se një herë.  /Gazeta Sinjali Sporti/