image Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha sonte kurorëzojnë dashurinë me martesë - FOTO

Bota e Yjeve

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha sonte kurorëzojnë dashurinë me martesë – FOTO

news image

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha sot kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre 10-vjeçare. Dasma u shty prej pandemisë, por çifti më në fund ka organizuar gjithçka dhe tashmë është gati që t’i thonë “PO” njëri-tjetrit.

Më poshtë gjeni disa nga detajet se si duket çifti, ku paralajmërojnë se mbrëmja e sotme është e mbushur plot me surpriza. 

Nusja do të hyjë në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e Armand Sallabandës, krijuar nga Vivienne Westwood, më pas do të veshë dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti. 

Pak kohë më parë, pasi zbuloi se më në fund, kishte një datë për dasmën e saj, Armina ka thënë se kishte zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën, sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”. njoftoi ajo.

/GazetaSinjali/