image Betohen kadetët e rinj të FSK-së, Mehaj ka një porosi për ta: Mësoni historinë

Siguri

Betohen kadetët e rinj të FSK-së, Mehaj ka një porosi për ta: Mësoni historinë

news image

Sot është mbajtur ceremonia e betimit të kadetëve ku dymbëdhjetë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë betuar para kapitenit të Qendrës për Studime Universitare për të filluar studimet katërvjeçare në këtë qendër, raporton Sinjali.

Ministri i Mbrojtjës Armend Mehaj, u ka kërkuar kadetëve të rinj që të mësojnë historinë e popullit tonë dhe ka thënë se se heronjtë duhen kujtuar gjithmonë, pasi pa të kaluar të lavdishme s’ka të ardhme të ndritur.

“Kërkojë nga ju që çdo ditë të mësoni për historinë e popullit tonë, histori që përmban jo vetëm luftën tonë për liri, drejtësi dhe barazi. Heronjtë tanë janë ata të cilët na kanë përcjellur në çdo hap dhe në çdo hap përpara do i marrim me veti pasi pa ta nuk do të kishim të kaluarën e lavdishme, por as të ardhmen e ndritur”.

“Që nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu e deri tek komandanti legjendar, Adem Jashari, populli ynë asnjëherë nuk e pranoi nënshkrimin por çdo herë qëndroi ballë lartë ndaj luftës kundër pushtuesve” tha Mehaj.

Armend Mehaj theksoi se pret që kadetët për katër vjetët e ardhshme të arrijnë zhvillimin e duhur ushtarak për të shërbyer në operacione ndërkombëtare në shërbim të paqes.

/GazetaSinjali/