image Armando Broja në formacionin e javës në kualifikimet për kampionatin botëror, përkrah yjeve evropian

Futboll

Armando Broja në formacionin e javës në kualifikimet për kampionatin botëror, përkrah yjeve evropian

news image

Armando Broja ka vazhduar të shkëlqejë për Shqipërinë, që ka mposhtur San Marinon me rezultat 5-0.

Kuqezinjtë morën një fitore me goleadë për të kaluar në pozitën e dytë të Grupit I për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katari 2022’.

Sulmuesi i talentuar, Armando Broja ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë takim në 45 minuta që zhvilloi.

Trajneri Edoardo Reja e inkuadroi sulmuesin në minutën e 46-të në vend të Nedim Bajramit dhe ai e shpagoi besimin.

Anëtari i Southampton, shënoi një gol dhe bëri dy asistime duke u bërë lojtari më i vlerësuar te Shqipëria.

E në formacionin e bërë nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Sofa Score, zënë vend edhe yje si Erling Haaland, Memphis Depay, Antoine Griezmann apo Miralem Pjanic.

/GazetaSinjaliSporti/