Arlind Berisha e ka kaluar me sukses raundin e parë të Kampionatit Botëror të Arteve të Përziera Marciale në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Luftëtari kosovar, Berisha e mposhti garuesin nga India, Mohit Aggarwal.
Gjyqtari ndaloi garën pas vetëm 26 sekondash për t’ia konfirmuar fitoren Berishës në kategorinë e peshave të rënda. Botërori i Arteve të Përziera Marciale do të mbahet deri të premten.
Pamje nga momenti kur fitoi kosovari: