image Arkeologët kroat zbulojnë një helmetë ilire mbi 2 mijë vite e vjetër

Rajon

Arkeologët kroat zbulojnë një helmetë ilire mbi 2 mijë vite e vjetër

news image

Në një rajon shkëmbor, është gjetur helmeta e lashtë ilire që besohet të ketë qenë aty për më shumë se dymijë vite.

Helmeta pavarësisht viteve është ruajtur mirë. Ajo u gjet në malet e Zakotaracit në pjesën jugore të Dalmacisë, Kroaci, transmeton Gazeta Sinjali.

Arkeologët gjithashtu kanë gjetur edhe armë të ndryshme të lashta dhe stoli të një gruaje.

Ky zbulim është bërë nga arkeologët e universitetit të Zagrebit në bashkëpunim me muzeun e Dubrovnikut, që besohet se zona ku është gjetur helmeta ilire ishte përdorur për varrimin e anëtarëve elitarë të ushtrisë. /Gazeta Sinjali/