image Arilena Ara ka një befasi për fansat

Bota e Yjeve

Arilena Ara ka një befasi për fansat

news image

Arilena Ara ka paralajmëruar albumin e ri.

Këngëtarja, me një vokal të artë sot ka ndarë me fansat dhe ndjekësit e saj lajmin më të mirë përgjatë karrierës.

“Pop Art” është albumi të cilin bukuroshja e ka paralajmëruar me disa fjalë të mira duke shprehur lumturinë e saj.

“POP ART” THE ALBUM!
Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë.
E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi!
Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!,
ka shkruar Arilena sipër imazhit.

Ndërkohë që vëmendje mori dukja e saj, me një grim interesant në njërën pjesë të fytyrës.

Rikujtojmë se Arilena kishte përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2020 me audion e këngës “Fall from the sky”. /GazetaSinjali/