image Arifi: Qeveria e Kosovës po fle, Serbia ia ka vendosur syrin Medvegjës

Politikë

Arifi: Qeveria e Kosovës po fle, Serbia ia ka vendosur syrin Medvegjës

news image

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kërkuar angazhim më të madh nga Qeveria e Kosovës në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi, që ka nisur këtë 1 tetor, pas dy dekadave.

Përderisa shqiptarët në Luginë të Preshevës po provojnë të ruajnë shifrat e censuzit të vitit 2002, Arifi në “DPT te Fidani” është shprehur i shqetësuar për këtë proces, pasi që shteti serb mundohet ta fsheh numrin real të shqiptarëve në Serbi.

Ai ka thënë se nuk ka inate me Qeverinë Kurti, por sipas tij, zyrtarët e saj po mbajnë inat me të.

“Nëse janë t’u mbajtë inate, unë nuk jam t’u mbajtë inate. Unë nuk e kam me emocione këtë raport. Po get që te ata ka emocione. Kam parë vetëm një video-mesazh të z. Kurti dhe e falënderoj”, ka thënë ajo.

Sipas Arifit, ndërkohë që Serbia nuk po fle, në gjumë në raport me këtë proces, është qeveria e Kosovës.

Arifi ka thënë se Serbia ia ka vendosë syrin Medvegjës.

“Qeveria e Serbisë nuk po fle, ajo po punon, kurse Qeveria e Kosovës është duke fjetur. Me vetëm një video-mesazh, ajo po fle. Serbia ia ka vendosë syrin Medvegjës për moti kohë, dhe ka me realizu”, ka thënë Arifi para gazetarit Jupolli.

Arifi ka dhënë disa ide se si mund të ndihmojë Qeveria e Kosovës në këtë proces.

“Kërkojmë nga qeveria angazhim, jo vetëm videomesazhe. Duhet me qenë të organizuar… ne e kemi këtu shtetin. Ne dijmë ku jetojnë preshevarët, jetojnë në Fushë Kosovë… hajde të organizohemi me autobusa dhe t’i dërgojmë për regjistrim të popullsisë, sidomos në një proces regjistrimi që mbështetet nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ai. 

/GazetaSinjali/