image Arifi: Gjykata Themelore po kthehet në Preshevë

Rajon

Arifi: Gjykata Themelore po kthehet në Preshevë

news image

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se në këtë qytet po kthehet Gjykata Themelore, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, i cili tha se kjo është arritur pas një sfide të mundimshme e të spikatur me burokraci të pafund.

Postimi i plotë i tij:

Ashtu siç ju kemi premtuar, ashtu edhe po bëhet, Gjykata themelore po kthehet në Preshevë më 3 Janar 2021

Pas një sfide të mundimshme të spikatur me burokraci të pafund, ja arritëm të kthejmë përsëri pas dekadave Gjykatën Themelore në Preshevë.

Falënderoj nga zemra bashkëpuntorët e mi në adminstratën lokale në Preshevë për këtë punë të palodhshme si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë projekt me rëndësi vitale për qytetarët e Komunës së Preshevës. Gjykata Themelore në fillimin ka një orar të reduktuar, ndërsa në pjesën e dytë të projektit do t`i plotësojmë kushtet ligjore për të kompletuar orarin e seancave gjyqësore në Preshevë.

/Gazeta Sinjali/