image Ariana me fjalë të ëmbla uron Ermalin për datëlindje

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ariana me fjalë të ëmbla uron Ermalin për datëlindje

news image

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu sot feston datëlindjen e 31-të. Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga kolegët e familjarët përmes rrjeteve sociale.

Një urim tejet i veçantë për këngëtarin erdhi nga bashkëshortja e tij, Ariana. Ajo zgjodhi që përmes një fotografie të publikuar në Instagram, t’i thotë atij fjalët më të ëmbla, transmeton Sinjali.

Urime ditëlindjen dashuria e jetës time. Faleminderit për çdo sekond të jetës që më bën të jem e lumtur që jam pranë teje. Të paça gjithmonë afër…Të dua.“, ka shkruar ajo sipër imazhit të publikuar.

@ermal.fejzullahu @arianafejzullahu

Ermali dhe Ariana nga martesa e tyre 10 vjeçare gëzojnë një jetë të lumtur bashkë me tre fëmijët e tyre: Artin, Bunën dhe Erën, si dhe çifti janë në pritje të fëmijës së katërt./Sinjali/