Këngëtarja e njohur me famë botërore, Ariana Grande, e ka paralajmëruar albumin e ri “live”.
Këtë ajo e ka bërë përmes rrjeteve sociale, në të cilat numëron miliona ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
Albumi do të dokumentojë prapaskenat e turneve muzikore të Sweetener 2018 dhe thanku, next 2019.
Ende nuk është bërë e ditur një datë e saktë për publikimin e albumit, por që albumin mund ta porosisin të gjithë fansat e saj në platformën Spotify.
Mbetet të shihet se a do të bëhen të ditura detaje të tjera rreth këtij albumi./Gazeta Sinjali/