Artistja e njohur me famë botërore, Ariana Grande i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me artistin gjithashtu të njohur, Mikey Foster.
Burime të “Hollywood Life”, kanë bërë të ditur se dyshja janë ndarë pas 8 muaj lidhjeje, transmeton Gazeta Sinjali.
Aryseja e ndarjes së çiftit thuhet të jetë se nuk e kanë marrë seriozisht lidhjen e tyre.
Kujtojmë që Ariana Grande dhe Mikey Foster në gusht të vitit 2019, publikuan projektin “Boyfriend”. Kënga deri më tani numëron mbi 129 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/