image Ariana Grande flet për ngjarjet e hidhura që i përjetoi vitin e kaluar, tregon se si ndjehet tani

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ariana Grande flet për ngjarjet e hidhura që i përjetoi vitin e kaluar, tregon se si ndjehet tani

news image

Ylli i muzikës pop me famë botërore Ariana Grande, ka vendosur që në 1 vjetorin e këngës “Thank U, Next”, të flasë për përvojat e hidhura që i ka përjetuar përgjatë 2018-ës.

Grande këtë e ka bërë përmes disa shkrimeve të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat numëron milona ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Urime ditëlindjen ‘thank u, next’ nuk mund ta besoj që kam kaluar më shumë kohë vet, nuk mund ta besoj sa seanca me terapistë kam pasur, sa shumë kam mësuar dhe jam shëruar, sa shumë duhet të mësoj e të shërohem“, ka shkruar ajo ndër të tjera.

25-vjeçarja më tutje ka falënderuar fansat dhe miqëve që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur në çdo kohë.

https://twitter.com/ArianaGrande/status/1191054104325320705

Kujtojmë se artistja vitin e kaluar humbi ish të dashurin rep-artistin e ndjerë Mac Miller, i cili vdiq nga overdoza dhe u nda nga i fejuari i saj Pete Davidson./Gazeta Sinjali/