image Ariana Grande do të luajë në sezonin e ri të "Kidding"

Film

Ariana Grande do të luajë në sezonin e ri të “Kidding”

news image

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Ariana Grande ka konfirmuar së fundmi se do të jetë pjesë e sezonit më të ri të serialit shumë të shikuar, “Kidding”.

Ariana Grande në këtë serial do të luajë përkrahë komedianit të njohur, Jim Carrey, transmeton Sinjali.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 161 milionë ndjekës.

Ariana ka shkruar se sa e lumtur është për faktin që do të luajë përkrahë idollit të saj. “Kjo ishte një ëndërr e bërë realitet, faleminderit shumë Jim dhe Dave që më keni pranuar, kam shumë gjëra të tjera për të thënë, por që nuk thuhen me fjalë”, përfundon Grande.

https://www.instagram.com/p/B0lvrGTFC7F/

“Break up with your girlfriend, i’m bored”, është projekti i fundit muzikor i këngëtares. Kënga është publikuar më 7 shkurt të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi 265 milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/