Federata Shqiptare e Futbollit, me çdo kusht kërkonte që inaugurimi i “Arenës Kombëtare” në Tiranë, të bëhej në muajin shtator, pasi më datë 10 të muajit shtator do të zhvillohet sfida Shqipëri-Islandë.
Përkatësisht, ndeshja e raundit të pestë në grupin H, luhet në udhëtim ndaj Francës, më 7 shtator, ndërkohë që ndeshja e gjashtë, luhet brenda, më datë 10 shtator ndaj Islandës.
Por, mesa duket edhe shtatori nuk është një mundësi reale.
Diçka të tillë e konfirmon edhe vetë UEFA, ku në faqen e saj zyrtare në internet, është caktuar “Elbasan Arena”, si stadiumi ku Shqipëria do të presë Islandën në takimin e datës 10 shtator, që nis nga ora 20:45.