Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti është fituese e çmimit për gazetarinë më të mirë kundër-korrupsion 2019.
“Nepotizmi në Telekom”, është tema që ka trajtuar Thaçi duka ia vulosur çmimin për kundër-korrupsion.
“Ardiana Thaçi Mehmeti, ka realizuar një seri storjesh në lidhje me nepotizmin dhe korrupsionin në ndërmarrjet publike në Kosovë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka qenë pjesë e promovimit të thirrjes dhe përzgjedhjes së panelit për një pjesë të vlerësimit (33%) të storjeve të kualifikuara, ndërsa i gjithë procesi ka pasur tri faza vlerësuese.
Në finale të garës për këtë çmim ishin kualifikuar tre gazetarë me storiet e tyre:
Ardiana Thaçi Mehmeti: Me seri storjesh për nepotizëm dhe korrupsion në ndërmarrjet publike.
Kreshnik Gashi: Katër emisione të bashkuara në një vend, “Lidhja e Policisë me Kontrabandën”.
Besnik Krasniqi: “Abuzimi me komasacionin lë fermerët pa tapi” dhe “Komasacioni lë belanë te fermerët dhe çon milionat te kompanitë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Ndarja e çmimeve është bërë pak më parë në kino ‘Armata’. /Gazeta Sinjali/