Ardian Bujupi i njohur dhe i dashur për publikun, nuk po ndalet me prurje të reja të cilat po pëlqehen tejet mase.
Ai gjithashtu është tejet aktiv në rrjete sociale, ku përmes postimeve fansat mësojnë rreth jetës dhe karrierës profesionale të këngëtarit.
Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, ka ndarë disa sekuenca të këngës së re.
“Juliet” mban titullin ky projekti i pa publikuar, data e lansimit të këtij projekti është 9 tetor.
Po ashtu në të njëjtin imazh ai ka shkruar këngën “Modela”, “Panorama” dhe “Regaetton”, si projekte të suksesshme, ndërsa të tjerat do të vijnë në vijim.
Vlen të përmendet se para një muaji ai u bë pjesë e duetit me Mudi, “Të dua”, që u pëlqye mjaft shumë. /Gazeta Sinjali/