image Ardian Bujupi së shpejti bashkëpunim me Gent

Bota e Yjeve

Ardian Bujupi së shpejti bashkëpunim me Gent

news image

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi, duket tejet aktiv me prurjet e reja kohëve të fundit.

Disa nga projektet e tij kanë qenë me të dyja gjuhët, pasi edhe jeton dhe vepron në Gjermani.

Si duket artisti nuk e ka ndërmend të ndalet me projekte, pasi tani do të sjellë një tjetër me reperin Gent.

Paralajmërimin e ka bërë Gent, teksa publikoi një fotografi atraktive me Ardianin, ku shiheshin para një veture luksoze.

“Jepi me Ardian Bujupi. Të enjten në ora 23:59”, ka shkruar ai përkrah fotografisë.

Fansat e dyshes e kanë pritur mirë lajmin për duet, ndërsa po presin që ky projjekt të lansohet në platformat digjitale. /Gazeta Sinjali/