image Ardian Bujupi publikon disa sekuenca nga kënga e re

Bota e Yjeve

Ardian Bujupi publikon disa sekuenca nga kënga e re

news image

Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi, ditë më parë ka paralajmëruar projektin e tij më të ri.

Ndërsa, së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka publikuar disa sekuenca nga kënga më e re, të cilën shumë shpejt do ta sjellë në treg.

Bëhet fjalë për këngën “Regeatton”, për të cilën ka paralajmëruar ditë më parë.

“Vera vazhdon, kush po e pret “Regeatton” këtë të premte në orën 00:00 të mëngjesit”, ka shkruar Bujupi.

Kujtojmë se javë më parë, ai solli hitin “Panorama” në bashkëpunim me këngëtaren, Xhensila Myrtezaj. /Gazeta Sinjali/