image Ardian Bujupi publikoi albumin e ri "Rahat"

Muzikë

Muzikë/ Ardian Bujupi publikoi albumin e ri “Rahat”

news image

Këngëtari i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ardian Bujupi, ka publikuar albumin më të ri muzikor.

Albumi titullohet “Rahat” dhe përmban 19 këngë, në mesin e të cilave ka edhe bashkëpunime.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Sinjali.

Dua të them faleminderit për të gjithë ata që morën pjesë në këtë album dhe gjithë ata që e blejnë.”, ka shkruar ndër të tjera artisti.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i artistit është “Casino” që është publikuar i shoqëruar me vdieoklip. Kënga është publikuar më 29 gusht dhe deri më tani numëron mbi 485 mijë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/