Viti 2020 ishte me plotë sfida edhe për trajnerët kosovarë, të cilat u përballen me vështirësi të ndryshme por edhe arritën suksese.
Në lidhje me vitin që lam pas dhe synimet që ka për vitin e ardhshëm u deklarua për Sinjali Sportiv, trajneri i njohur Arbnor Morina.
Arbnor Morina tha se sfidë për të ishte rrugëtimi me skuadrën e Arbërisë në Superligë.
“Sfidat në jetë janë të përditshme por në rrafshin sportiv gjithsesi sfida kryesore ishte KF Arberia, klub i promovuar në Superligë dhe njëkohësisht një kaptinë e re në punë”.
Po ashtu, Morina e cilësoi vitin që po lëm pas si një vit të suksesshëm.
“Gjerë me tani mund të them që jam i kënaqur në këtë rrafsh por gjithmonë duke ditur që mundet të ketë ende përmirësime”.
“Konkurrenca në mes të ekipeve është mjaft e madhe dhe në shumë duele kanë vendosur nuancat apo edhe kualiteti dhe eksperienca e futbollistëve të caktuar që tregon se klubet kanë vënë rivalitet të kënaqshëm në mes vete”.
Përveç tjerash Morina foli edhe për ndikimin e pandemisë COVID-19.
“Pandemia si në tërë botën edhe tek ne shumë gjëra na i ka pamundësuar por jemi gjindur ashtu si na e lejojnë kushtet në të cilat jetojmë dhe veprojmë, gjithmonë duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekëve”.
Morina tregoi edhe synimet që ka për vitin e ardhshëm.
“Synimet e mija janë të stabilizohemi sa më shumë në Superligë dhe të vazhdojmë me paraqitje të mira”.
“Njëkohësisht të gjithëve ju dëshiroj shëndet dhe të dalim nga kjo pandemi me sa më pak dëme”, përfundoi Morina.