Ekipi i Superligës së Kosovës, Arbëria, përmes një komunikate për media ka reaguar pas ndeshjes së sotme të zhvilluar kundër Ballkanit, ku ky i fundit fitoi me rezultat 4:2, transmeton Sinjali Sportiv.
Sipas Arbërisë, ky klub është ndier i dëmtuar nga referimi që ata e quajnë “skandaloz”.
Në komunikatën e klubit thuhet se kjo ndikoi në rezultatin e ndeshjes, pasi në favor të saj nuk u gjykua një penallti e pastër në pjesën e parë, ndërsa në të dytën skuadra pësoi nga një penallti e paqenë e gjykuar në favor të kundërshtarëve nga gjyqtarët.
Ndër të tjera, KF Arbëria ka shprehur keqardhje për këto veprime, ndërsa në fund, thuhet se anëtarët e këtij klubi do të bëjnë ankesë në organet kompetente të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Njoftimi i plotë nga KF Arbëria. /Sinjali Sportiv/