Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka thyer heshtjen në lidhje me një video që ka qarkulluar gjatë ditës së djeshme në media, ku shihej duke u puthur me një mashkull të panjohur.
Ajo përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka thënë se kjo video është bërë shumë kohë më herët dhe se ajo me rep-artistin e njohur Fero, nuk janë ndarë asnjëherë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Merreni si ta doni, por unë e dua të dashurin tim dhe këto gjëra të kota nuk do të na ndajnë kurrë! Nuk jemi ndarë asnjëherë dhe dëshirojmë ta mbajmë lidhjen sekrete!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Teksa për videon e publikuar, thuhet se mashkullit me të cilin shihet duke u puthur Arbenita, i është hakuar llogaria në rrjetin social Snapchat, megjithatë këto deklarata nuk i beson modelja, e cila thotë se ai po shtiret./Gazeta Sinjali/