image Arben Gashi: Pushteti, do të ju mbet në fyt nesër

Politikë

Arben Gashi: Pushteti, do të ju mbet në fyt nesër

news image

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi iu ka reaguar deputetëve që po flisnin nga ulëset e tyre, derisa, ai po mbante fjalim në Kuvend të Kosovës.

Kush po i jep zor bre qatje përmas, çka ka”, ka thënë Gashi derisa, deputetët po bënin zhurmë duke mos e dëgjuar fjalimin e tij.

Përfitimi i sotëm është humbja e nesërme, sot i çon nja tre vetë në bord, po humbja e madhe është nesër, rrugë e kapjes së institucioneve, ju po e shkatërroni traditën e cila ka qenë traditë e vlerësimit individual”, tha Gashi derisa vazhdoi fjalimin për pikën e rendit të ditës.

“Këto sot nuk po shiten, po i trajtoni si mekanizëm për me kap pushtetin, do të ju mbet në fyt nesër”, shtoi ai.

LDK e ka kundërshtuar propozimin për shkarkim të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. /GazetaSinjali/