Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi është infektuar me koronavirus bashkë me familjen e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar edhe për simptomat që i ishin shfaqur.
“Të nderum miq, me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor. Faleminderit!”, ka shkruar Gashi. /Gazeta Sinjali