Prezantuesja Arbana Osmani ka qenë së fundmi e ftuar në festivalin e filmit ndërkombëtar në Kosovë Prifest 2021.
Pjesë e këtij festivali ishte edhe regjisori Eduard Grishaj dhe partneri i saj.
Javën e parë në portalet online u fol se midis Arbana Osmanit dhe Luana Vjollcës kishte një krisje dhe kjo sipas disa komenteve thumbuese që ato bënë në instagram rreth formateve që drejtonin.
Madje u mendua se raporti ishte përkeqësuar kur u përfol se të dyja ishin pretendente për moderimin e Big Brother Vip.
Arbana u pyet në Prifest për këtë çështje, ku la hapësire për shumë intepretime.
Ajo ka thënë se “Nuk merrem me përgënjeshtrime portalesh dhe me pohime portalesh sepse kam shumë punë të tjera për të bërë”, duke lënë të kuptojmë se diçka të vërtetë ndoshta edhe mund të ketë! /Gazeta Sinjali/