image Arbana Osmani hyn në shtëpinë e Big Brother VIP, ka një surprizë për banorët

Bota e Yjeve

Arbana Osmani hyn në shtëpinë e Big Brother VIP, ka një surprizë për banorët

news image

Arbana Osmani ka përgatitur një surprizë për ‘yjet’ e Big Brother Vip.

Osmani iu ka plotësuar atyre kërkesën që ia kishin bërë asaj javë më parë.

Javë më parë banorët kishin kërkuar nga Arbana që t’ju gatuante diçka dhe t’ua sillte atyre në shtëpi.

Një gjë të tillë Arbana ua ka realizuar sot, ku së bashku me stafin e BBV kanë gatuar disa ushqime për gjashtë banorët që po vazhdojnë garën.

Ata kanë zgjedhur gatime të ndryshme për banorët, derisa banorët nga ana tjetër kanë qëndruar të izoluar në oborr, ndërkohë Arbana dhe stafi janë futur në shtëpi për të rregulluar gjithçka në tryezën e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Vlen të theksojmë se nesër do të zgjidhet finalisti i dytë mes Monikës dhe Beniadës.

Ndryshe, të premten do të jetë gjysmë-finalja e këtij formati të parë VIP.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

/Gazeta Sinjali/