image Arb Manaj: Primare janë të arriturat e ekipit, jo ato personale

Futboll

Futboll/ Arb Manaj: Primare janë të arriturat e ekipit, jo ato personale

news image

Futbollisti i Trepçës 89, Arb Manaj është ndër lojtarët më në formë këtë sezon në Superligë.

Ai së bashku me Blend Baftiu janë dy lojtarët me më së shumti gola këtë sezon, gjithsej nga 11.

Manaj ka mundësi të mirë që të fitoj çmimin e golashënuesit më të mirë, por në një prononcim për Gazetën Sinjali, ai tha se për të më me rëndësi janë të arriturat me klubin dhe  jo ato personale.

Image may contain: one or more people, stadium and outdoor

“E kam cekur edhe në deklaratat më herët se për mua primare janë te arriturat me klubin dhe jo ato personale. Më gëzon forma ime por ka gjithmonë vend për përmirësime.”, u shprehë ai.

Tutje, ai u shprehë se ëndrra e tij është ta përfaqësoj vendin e tij.

“Ëndrra e çdo lojtari është qe ta përfaqësoj vendin e tij dhe unë do te punoj shume që ta arrij.”, tha Manaj.

Skuadra e Trepçës 89 momentalisht gjenden në pozitën e 7-të me 26 pikë, dy më larg se zona e barazhit./Gazeta Sinjali/

Image may contain: Arb Manaj, playing a sport and outdoor