image Arabët nuk pranojnë të flasin me Biden për furnizim me naftë

Botë

Arabët nuk pranojnë të flasin me Biden për furnizim me naftë

news image

Disa nga drejtuesit e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kanë refuzuar të zhvillojnë telefonata me presidentin amerikan Joe Biden në javët e fundit pasi SHBA dhe aleatët e saj kanë kërkuar të frenojnë një rritje të çmimeve të energjisë të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Sipas Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të Lindjes së Mesme dhe të SHBA-së,  Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, ashtu edhe Sheiku i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed al Nahyan, nuk kanë qenë të disponueshëm për Biden pasi SHBA iu bëri kërkesa për bisedime, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kishte disa pritje për një telefonatë, por nuk ndodhi,” tha një zyrtar amerikan.

Këto raportime vijnë në kohën kur administrata e Bidenit po synon që ta shtojë furnizimin me naftë, pasi të martën e ndaloi importimin e naftës ruse, duke e çuar çmimin në 130 dollarë për fuçi – niveli më i lartë në 14 vitet e fundit.

/GazetaSinjali/