image Aprovohet kërkesa e AKI-së për ndarjen e 214 mijë eurove nga rezervat e shtetit për pagat e nëntorit, pritet vota e ministrave

Financa

Aprovohet kërkesa e AKI-së për ndarjen e 214 mijë eurove nga rezervat e shtetit për pagat e nëntorit, pritet vota e ministrave

news image

Zyra e Kryeministrit e ka aprovuar kërkesën e Agjencionit Kosovar të Inteligjencës për ndarjen e mjeteve financiare për mbulimin e minusit në paga për muajin nëntor 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo kërkesë pret të merr edhe votën e ministrave në mbledhjen e sotme elektronike që është duke u mbajtur momentalisht.

Gazeta Sinjali mëson se shuma e cila do të ndahet për AKI-në është 214 mijë euro dhe se kjo shumë do të ndahet nga rezervat e shtetit.

“Këto mjete financiare do të ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara nën-programin Shpenzimet e Paparashikuara, kategoria e shpenzimeve Rezervat”, thuhet në propozim-vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/