image Apple sot do të zbulojë modelet e saj

Teknologji

Apple sot do të zbulojë modelet e saj

news image

Kompania e Apple, sonte nga ora 19:00 do të mbajë ngjarjen vjetore dhe do të prezantojë disa nga modelet e saj siç janë Apple Watch dhe iPad.

Kompania teknologjike do të publikojë sot modelet në këtë ngjarje si surprizë, kur dihet se ka pasur shumë dilema nëse Apple do të zbulojë telefonin Iphone 12, por kjo është shtyrë për muajin tjetër, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.

Sa i përket modeleve të reja, Apple Watch me serinë e 6-të të saj thuhet se mund të monitorojë oksigjenin dhe mund të gjurmojë gjumin.

Kurse, iPad i ri që do të zbulohet sot do të jetë me ekran 10.8 inç dhe do të ketë një port USB-C, ashtu siç është modeli Pro. /Gazeta Sinjali/