image Apple e Google bëhen bashkë për gjurmimin e koronavirusit

Teknologji

Teknologji/ Apple e Google bëhen bashkë për gjurmimin e koronavirusit

news image

Sot Apple njoftoi se ka arritur një partneritet të veçantë me Google për të zhvilluar teknologjinë e gjurmimit të kontaktit të krijuar për të zvogëluar përhapjen e COVID-19 në muajt e ardhshëm. Plani përfshin dy hapa:

Së pari, në maj, të dy kompanitë do të lëshojnë API që mundëson ndërveprimin midis pajisjeve Android dhe iOS duke përdorur aplikacione nga autoritetet e shëndetit publik.

Këto aplikacione zyrtare do të jenë në dispozicion për përdoruesit për tu shkarkuar përmes dyqaneve të aplikacioneve të tyre përkatëse.

Së dyti, në muajt e ardhshëm, Apple dhe Google do të punojnë për të krijuar një platformë më të gjerë të gjurmimit të kontaktit të bazuar në Bluetooth.

Kjo është një zgjidhje më e mireë sesa mbështetja vetëm në një API dhe do të lejojë më shumë individë të marrin pjesë në program, nëse ata zgjedhin ta bëjnë këtë.

Poashtu, platforma e përbashkët e kompanive që kanë krijuar duopol global në industrinë e telefonave mobil do të mundësojë ndërveprim me një ekosistem më të gjerë të aplikacioneve dhe autoriteteve qeveritare të shëndetit publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejshme të COVID-19.

Ky bashkëpunim i ri i Apple shënon vetëm një nga përpjekjet më të fundit që Apple ka zhvilluar për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së COVID-19.

Kompania poashtu ka zhvilluar një aplikacion dhe një faqe të dedikuar për këtë çështje, në partneritet me CDC, për të ndihmuar njerëzit me simptoma të dinë se çfarë duhet të bëjnë.

Për më tepër, Tim Cook ka bërë postime periodike në lidhje me maskat dhe mburojat e fytyrës që kompania është duke i krijuar për punëtorët shëndetësorë në SHBA, fillimisht.

Partneriteti i sotëm me Google, megjithatë, mund të jetë përpjekja më domethënëse deri më tani.