image Apostolova përmend gjërat të cilat i diskutoi me Kurtin - thotë se janë prioritete urgjente të Kosovës

Kosovë

Deklarata/ Apostolova përmend gjërat të cilat i diskutoi me Kurtin – thotë se janë prioritete urgjente të Kosovës

news image

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se me kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Albin Kurtin ka diskutuar për prioritetet urgjente të  Kosovës në muajt në vijim.

Apostolova ka thënë se duan ta shohin sundimin e ligjit në të gjitha aspektet, përmisimin e reformave në arsim si dhe sesi do të zgjidhet çështja e taksës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me kryeministrin Kurti dhe ekipin tim se cilat janë prioritetet për muaj në vijim në Kosovë. Natyrisht që diskutuam edhe rëndësinë e MSA-së, Agjendës së Reformave Evropiane dhe cilat janë prioritetet tonë në këta muaj në vijim. Nuk ka nevojë ta them që sundimi i ligjit është baza për gjithçka. Dhe këtë duam ta shohim në të gjitha aspektet. Po ashtu, duam të shohim përmisim dhe përshpejtim  në reformën në arsim, sepse ky është investim në të ardhmen e Kosovës. Duam të shohim zhvillime që janë të lidhura me ekonominë, mirëqenien dhe për këto arsye duhet të shohim edhe vendimin e qeverisë për taksën 100% të vendosur ndaj mallrave serbe dhe boshnjake dhe si do të zgjidhet kjo”, ka thënë fillimisht ajo në emisionin Argument Plus të RTV21.

Më tej, ajo ka thënë se në muajin prill pritet që të fillojnë projekte të mëdha të reformave në gjyqësor.

Kujtojmë se shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova më 5 shkurt ka zhvilluar takim me kryeministrin, Albin Kurti./Gazeta Sinjali/