image Aplikimet për lotarinë amerikane, Ambasada jep njoftim të rëndësishëm për shqiptarët

Shqipëri

Aplikimet për lotarinë amerikane, Ambasada jep njoftim të rëndësishëm për shqiptarët

news image

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë në lotarinë amerikane, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook ata kanë njoftuar se nuk nevojiten para që të aplikoni në lotarinë amerikane dhe iu kanë bërë thirrje të gjithëve që të mos bien pre e mashtrimeve.

“Mbrojeni veten nga mashtrimet: Nuk nevojiten para për t’u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023. Për informacion të detajuar, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov/“, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/