Koordinatori kombëtar për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, i cili është edhe zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka shpërndarë një apel të kësaj ministrie me disa mesazhe për t’u mbrojtur nga rreziqet në internet, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mesin e këtyre mesazheve apelohet që përdoruesit e internetit të mos pranojnë ftesa nga njerëzit e panjohur në rrjete sociale dhe të mos e ndajnë fjalëkalimin e llogarive të tyre me të tjerët.
“Mbrohu nga rreziqet në internet:
- Mos prano ftesa nga njerëz të panjohur;
- Mos e ndaj fjalëkalimin me të tjerët;
- Mos ndaj të dhëna personale”, thuhet në apelin e MPB-së, të cilin e ka shpërndarë Berisha.
Kujtojmë që Berishës i ishte hakuar llogaria e Facebook-ut ditën që ishte emëruar koordinator për Siguri Kibernetike./Gazeta Sinjali/