image Apeli i Ramush Haradinajt vetëm dy ditë më parë: Të dalë ndonjë i ri e t'i ngjyej me vezë

Kosovë

Sulm/ Apeli i Ramush Haradinajt vetëm dy ditë më parë: Të dalë ndonjë i ri e t’i ngjyej me vezë

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar sot me vezë afër objektit të Qeverisë së Kosovës.

Para dy ditësh, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte paralajmëruar hudhje me vezë në rast se hiqet taksa ndaj mallrave të Serbisë.

“Shpresoj që ka me dalë ndonjë i ri dhe ndonjë e re që të mos i lë këta njerëz që të hynë dhe të dalin pa i ngjye me ve. Besoj që këta njerëz ashtu si ia nxijnë jetën këtij vendi me vendime të tilla do të ketë qytetarë të këtij vendi që do t’ua nxijnë jetën dhe nuk do t’i lënë të tallen me këtë Kosovë”, kishte deklaruar Haradinaj për Klan Kosovën.

Për këtë akt, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duke e quajtur si akt i ulët dhe i papranueshëm.

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, thuhet në postimin e tyre në rrjetin social Facebook.

Ndërsa, dyshohet se  arsyeja e sulmit ka të bëj me paralajmërimin për heqjen e taksës ndaj Serbisë./Gazeta Sinjali/